Walcott, objektiv për Evertonin

Sport January 12, 2018 - 11:35

Trajneri i Evertonit, Sam Allardyce ka konfirmuar interesimin për sulmuesin e Arsenalit, Theo Walcott, transmeton zeri.info

Reprezentuesi anglez, i cili ka tërhequr edhe interesimin e ish-klubit të tij, Southamptonit, nuk është në planet e Arsene Wengerit dhe ende nuk është paraqitur si titullar këtë edicion në Premierligë.

“Të gjithë jeni në dijeni për interesimin tonë për Theon”, deklaroi Allardyce.

“Nëse do të arrinim që ta merrnim, do të isha i lumtur. Nëse e arrijmë këtë atëherë do të ishte një përforcim i madh për ne në këndvështrimin sulmues. Dy nga tre arsyet që kemi interesim për të janë, sulmuesi i rrezikshëm, i shpejtë, me përvojë dhe është i mriz në asistime përmes harkimeve nga krahu”, shtoi ai ndër të tjera./Zëri