Sarrit i dyfishohet paga

Sport January 12, 2018 - 10:50

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis i ka bërë një vizitë të befasishme trajnerit Maurizio Sarri për të diskutuar kontratën e re të këtij të fundit dhe për t’ia dyfishuar pagën, transmeton zeri.info

Napolitanët momentalisht janë në krye të ligës italiane dhe pjesa më e madhe e meritave i është dhënë Sarrit, falë stilit të bukur të futbollit që ai luan.

De Laurentiis është i shqetësuar se mund të humbasë Sarrin, sidomos për shkak të klauzolës momentale të lirimit të trajnerit që është vetëm 8 milionë euro.

Kështu që, De Laurentiis vendosi t’i bënte një vizitë të befasishme Sarrit në vendlindjen në tij, një lokacion afër Firences, ku ai është duke i kaluar pushimet e dimrit.

Presidenti i Napolit i ka ofruar Sarrit një rinovim të kontratës deri në qershorin e vitit 2021, me një rrogë prej 3 milionë eurosh.

Kjo do të ishte sa dyfishi i pagës së tij momentale, do t’ia shtonte në vit më shumë në kontratë dhe gjithashtu do të hiqte klauzolën e lirimit të tij./Zëri