Eric Abidal i tërheq fjalët për Messin

Sport January 11, 2018 - 17:18

Eric Abidal i ka tërhequr komentet e bëra në televizion francez ditë më parë rreth Lionel Messit.

Abidal pati thënë për televizionin francez se Lionel Messi i kishte kërkuar atij të mos i dërgonte skuadrës video të vetes me sëmundjen e kancerit, sepse po i mërziste lojtarët, transmeton Express.

Mbrojtësi francez vuante nga kanceri i mëlçisë në vitin 2011 sa ishte pjesë e Barcelonës, por tani pohon se ylli argjentinas kurrë nuk i kishte thënë të mos dërgonte video, por se nuk i pëlqente ta shihte atë në gjendje të tillë.

“Kur dërgoja video për ta ngjallur ekipin, Leo Messi nuk më thoshte mos dërgo më video apo se nuk dëshironte të dite asgjë për mua”, ka shkruar Abidal në rrjetet sociale.

“Leo më tha se nuk i pëlqente të më shihte në atë mënyrë, por asnjëherë nuk më ka thënë qoftë edhe një fjalë të keqe”, ka shtuar ai.

Por, në televizionin Abidal kishte thënë: “E dini çfarë më pati thënë Messi? Mos dërgo më gjëra të tilla sepse po na dëmtojnë”.