Interi famëkeq

Sport January 11, 2018 - 16:23

Interi theu dy herë rekordin e transferimeve në vitet e ’90-ta të shekullit të kaluar, por klubi italian nuk ka qenë edhe aq i suksesshëm me shitjet e lojtarëve. Leonardo Bonucci, Clarence Seedorf dhe Andrea Pirlo janë vetëm disa prej futbollistëve që Interi i largoi ende pa e arritur kulmin e karrierës së tyre, shkruan sot, gazeta "Zëri"

Në vitet e ’90-ta të shekullit të kaluar duket se Interi nënshkruante vetëm lojtarët më të mirë në botë, por kurrë nuk arritën të bëjnë biznes siç duhet me ta. Ata thyen dy herë rekordin e transferimeve kur nënshkruan me Ronaldon dhe Christian Vierin derisa po provonin që të luftonin me klubet e mëdha. Por, kjo lë nën hije një aspekt tjetër të Interit në tregun e transferimeve. Interi është klubi më i keq në histori për shitjen e futbollistëve para se të arrijnë kulmin e tyre. Nuk po flasim për lojtarë të cilët ata ishin të detyruar që t’i shesin, por që i lanë të largohen vetë.

Philippe Coutinho, i cili së fundmi u transferua te Barcelona për 160 milionë euro, ka qenë pjesë e Interit dhe ishte shitur te Liverpooli për vetëm 8.5 milionë funte në vitin 2013.

Ua sjellim shtatë lojtarët të cilët Interi vendosi t’i largojë dhe të cilët u bënë yje në ekipet e tjera:

Matthias Sammer

I është bashkuar Interit në vitin 1992 nga Stuttgarti, por dështoi që të ambientohet në Itali. Sammer shënoi katër herë në 11 ndeshje, duke përfshirë një kundër Juventusit, por u largua për Borussia Dortmundin pas vetëm gjashtë muajsh. Tre vjet më vonë ai e ndihmoi Gjermaninë në triumfin e Kampionatit Evropian të vitit 1996, fitoi “Topin e Artë” dhe në vitin 1997 fitoi Ligën e Kampionëve me Dortmundin.

Dennis Bergkamp

U transferua prej Ajaxit në vitin 1993 dhe pritjet ishin të mëdha për futbollistin, i cili atë vit përfundoi i dytë në garën për “Topin e Artë”. Sidoqoftë, pronari i ri i Interit Massimo Moratti preferoi transferimin tjetër Maurizio Ganz dhe Bergkamp ishte lejuar që t’i bashkohet Arsenalit për 7.5 milionë funte. Pas një fillimi të dobët holandezi u kthye në një futbollist klasi për Arsenalin dhe tani ka një statujë para stadiumit “Emirates” që e tregon këtë.

Roberto Carlos

Braziliani vendosi t’i bashkohet Interit në verën e vitit 1995. Carlos qëndroi vetëm një edicion për shkak të problemeve që kishte pasur me trajnerin Roy Hodgson. Real Madridi e transferoi atë dhe ai fitoi katër La Liga, tre herë Ligën e Kampionëve dhe gjithashtu Kupën e Botës 2002 me Brazilin. Carlos konsiderohet njëri prej mbrojtësve të majtë më të mirë të të gjitha kohërave. 

Andrea Pirlo

Si mund ta linin të largohet? Njëri prej lojtarëve më të mëdhenj italian ishte lejuar që t’i bashkohet rivalit lokal Milan në moshën 22-vjeçare, në vitin 2001. Pirlo fitoi dy herë Ligën e Kampionëve dhe pesë tituj të Serie A, duke përfshirë katër me Juventusin, që i fitoi gjatë viteve 2011-2015.

Clarence Seedorf

Pas vetëm një viti Interi ia dha Milanit një tjetër mesfushor. Seedor arriti te Milani si fitues i dyfishtë i Ligës së Kampionëve me Ajaxin dhe Real Madridin. Tani holandezi konsiderohet si një legjendë e kuqezinjve.

Leonardo Bonucci

Juventusi e shiti mbrojtësin te Milani për 40 milionë euro gjatë verës së kaluar, por Interi kishte lejuar largimin e tij te Genoa, klubi i cili e shiti më pas lojtarin te B ari për vetëm 3 milionë funte në vitin 2009. Bonucci tani konsiderohet si njëri prej mbrojtësve më të mirë në botë.

Philippe Coutinho

Shihej si e ardhmja e Interit në moshën 18-vjeçare, por ai dështoi që të hyjë në ekipin e parë dhe më pas ishte huazuar te Espanyoli. Coutinho shkëlqeu në La Liga dhe Liverpooli nënshkroi me të për vetëm 8.5 milionë funte në janarin e vitit 2013. Që prej asaj kohe tani ai është bërë njëri prej mesfushorëve më të mirë në botë dhe Barcelona ka paguar 160 milionë për të siguruar shërbimet e tij në afatin kalimtar të janarit./Zëri 

Image

Image

Image