Në dallim prej Kosovës, në Shqipëri dy kandidatë për kryetar

Sport January 11, 2018 - 15:03

Derisa zgjedhjet e fundit në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) ishin mbajtur veç me një kandidat për kryetar (FFK), për çka ishin ngjallur reagime të shumta në vendin tonë, në Shqipëri do të ndodh e kundërta, raporton "Zëri".

Zgjedhjet në Federatën Shqiptare të Futbollit pritet të zhvillohen në një klimë shumë më demokratike, më 7 shkurt.  Kjo pasi në këto zgjedhje delegatët do t’i kenë dy opsione për të zgjedhur. Presidenti aktual i FSHF-së, Armand Duka, sot e ka konfirmuar kandidimin e tij edhe për një tjetër mandat në krye të shtëpisë së futbollit.

"Zëri" shkruan se rival i tij pritet të jetë Bashkim Fino. Ky i fundit sipas të gjitha gjasave do të kandidojë për president të FSHF-së, për çka paraprakisht duhet të tërhiqet nga të gjitha funksionet politike. /Zëri/