Nagavci, trajner i ri i Dritës

Sport January 04, 2018 - 17:12

Drita nga Gjilani emëron trajnerin e ri. Ish hendbollisti i mirënjohur gjakovar, Lulzim Nagavci, merr drejtimin e Dritës, e cila zuri vendin e tretë me 20 pikë të mbledhura në pjesën vjeshtore të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt).

“Arsyet që mora drejtimin e Dritës, ishte Luan Sllamniku, kryetar i këtij klubit. Kemi arritur marrëveshjen për gjysmë sezon. Gjasat janë me u përforcuar me lojtarë cilësor. Pretendojmë vendin e dytë apo të ruajmë pozitën e tretë. Synimet tona janë që ta sigurojmë një vend në Kupat e Evropës”, thotë Nagavci. /BotaSot/