Roma gjobit Nainggolanin

Sport January 04, 2018 - 16:41

Roma ka vendosur ta gjobisë Radja Nainggolanin duke marrë masa për sjelljen e tij.

Radja Nainggolan është gjobitur nga Roma.

Mesfushori belg duhet të paguajë 100 mijë euro gjobë për postimin e një videoje ku shihej duke tymosur cigare dhe konsumuar alkool gjatë mbrëmjes së Vitit të Ri.

Mediat italiane raportojnë se Roma ka vendosur ta gjobisë Nainggolanin duke marrë masa për sjelljen e tij, përcjell “lajmi.net”.

Nainggolan ka kërkuar falje për veprimin kurse tani do të paguajë edhe gjobën.