Ibra: Jam arrogant, por jam më i miri

Sport January 04, 2018 - 16:23

Ai është gjithnjë njësoj, me arrogancë dhe vetëvlerësim në shkallën sipërore. Nuk i intereson se e urrejnë, madje atyre që e urrejnë më shumë u thotë me zë të lartë se është më i miri. Zlatan Ibrahimoviç e ka ngritur sërish zërin.

Në një intervistë për Canal +, realizuar nga ish-futbollisti I Interit, Olivier Dacourt, sulmuesi flet për imazhin e tij në Suedi dhe sulmon median vendase. “Vazhdojnë të më sulmojnë sepse nuk e pranojnë dot që unë jam Zlatan Ibrahimoviç. Jam padyshim futbollisti më i mirë i historisë së futbollit suedez. Atë që kam bërë unë nuk e ka bërë askush. Kam fituar 11 herë Topin e Artë të Suedisë dhe ai që më ndjek e ka fituar vetëm 2 herë”, u shpreh sulmuesi i Manchester United, transmeton TCH

“Nuk ka ndodhur kurrë ajo që kam bërë për futbollin suedez, kurrë më parë. Nuk më intereson nëse jam shumë arrogant për ta, unë jam më i miri. Edhe ti mund të thuash që jam arrogant, por francezët janë arrogantët më të mëdhenj në botë dhe unë jam njësoj si ty, ndaj duhet të më adhurosh”, iu drejtua Ibra Dacourt gjatë intervistës.