ZYRTARE: Klubi kosovar bëhet me trajner të ri!

Sport January 04, 2018 - 16:16

Afati kalimtar i janarit nuk vlen vetëm për futbollistë, shkruan zeri.info.

Në fakt, klubet kosovare po bëjnë ndryshime edhe në shtabet teknike pas përfundimit të pjesës së parë të sezonit.

Ditë më parë, trajneri Bekim Shotani dha dorëheqje nga detyra e tij tek Drenica, ndërsa Kuqezinjtë sot e emëruan trajnerin e ri.

Image

Bëhet fjalë për Sadat Pajazitin, me të cilin drenicasit arritën marrëveshje për 18 muaj.

Drenica, pasi u bë me kryesi të re, e zgjodhi edhe çështjen e trajnerit, ndërsa drejtuesit e klubit paralajmërojnë edhe përforcime në ditët në vazhdim. /Zëri/