Zyrtare: Mazzarri rikthehet në stol, merr drejtimin e Torinos

Sport January 04, 2018 - 16:15

Tashmë është zyrtare. Walter Mazzarri është trajneri i ri i Torinos.

Vetëm pak orë pasi shkarkoi nga detyra serbin Sinisa Mihajlovic presidenti i skuadrës Granata, Urbano Cairo ka emëruar në stol Walter Mazzarrin i cili rikthehet në drejtimin e një skuadre pas eksperiencës që pati me Watfordin në Premier League sezonin e kaluar.

Ish trajneri i Napolit dhe Interit  ka firmosur një kontratë deri në vitin 2020 dhe do të jetë i lidhur me Torinon për 2 sezone e gjysmë.

Pas eliminimit nga Kupa e Italisë objektivi i Mazzarrit do të jetë të kualifikojë Torinon në Europa League për sezonin e ardhshëm nëpërmjet kampionatit.