Bostoni mposht Clevelandin

Sport January 04, 2018 - 12:00

Boston Celtics ka korrur fitore në shtëpi kundër Cleveland Cavaliers me rezultatin 102:88.

Terry Rozier shënoi 20 pikë, ndërsa Al Horford realizoi 11 sosh dhe 9 kërcime në këtë fitore të Celtics.

Te Cavaliers më i dalluari ishte Lebron James me 19 pikë dhe 6 asistime.

Golden State Warriors ka triumfuar në udhëtim te Dallas Mavericks me rezultatin 122:125.

Stephen Curry shkëlqeu për Warriors me 32 pikë dhe 8 asistime, kurse Kevin Durant realizoi 25 sosh dhe 12 kërcime.

Te Mavericks më i dalluari ishte Wesley Matthews me 22 pikë të shënuara, ndërsa Dëight Powell realizoi 21 pikë dhe 8 kërcime.

Rezultatet: Orlando – Houston 98:116, Philadelphia – San Antonio 112:106, Washington – New York 121:103, Brooklyn – Minnesota 98:97, Miami – Detroit 111:104, Boston – Cleveland 102:88, Chicago – Toronto 115:124, Milwaukee – Indiana 122:101, Dallas – Golden State 122:125, Denver – Phoenix 134:111, Utah – New Orleans 98:108, LA. Lakers – Oklahoma 96:133./Zëri