Morata ishte i pafat

Sport January 04, 2018 - 11:26

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte thotë se sulmuesi Alvaro Morata ishte i pafat në barazimin 2:2 kundër Arsenalit të mërkurën, transmeton zeri.info

Morata pati një rast të mirë për të kaluar Chelsean në epërsi në pjesën e parë, por e humbi atë në përballjen një me një kundër portierit të Arsenalit, Petr Cech duke gjuajtur jashtë portës.

Reprezentuesi spanjoll humbi edhe dy raste të mirë për ta vulosur fitoren e ekipit të tij para barazimit të rezultatit nga Hector Bellerin në momentet e fundit të ndeshjes.

“Ai është i pafat në këtë periudhë”, deklaroi Conte.

“Ai duhet të vazhdojë me punën dhe të përmirësohet. Në këtë rast, është për të ardhur keq sepse ai pati shumë raste shënimi. Por, në të njëjtën kohë, unë jam i lumtur për përpjekjen dhe përkushtimin e tij”, shtoi strategu italian./Zëri