Wilshere meriton ftesën nga Anglia

Sport January 04, 2018 - 10:41

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka lavdëruar mesfushorin e tij Jack Wilshere dhe ka thënë se ai e meriton ftesën nga përfaqësuesja angleze, transmeton zeri.info

Strategu francez shprehet se të gjithë kishin hequr dorë nga 26-vjeçari, i cili e shënoi golin e tij të parë në Premierligë që prej vitit 2015 të mërkurën në barazimin 2:2 kundër Chelseat.

Mesfushori ka luajtur 11 ndeshje deri më tani këtë edicion, por vetëm në gjashtë prej tyre është paraqitur si titullar.

Wilshere së fundmi ka luajtur për Anglinë në Kampionatin Evropian 2016, por Wenger thotë se nuk do të befasohej nëse mesfushori ftohet në Kupën e Botës.

“Mendoj se ai është në një nivel ku shumëkush nuk e priste”, deklaroi Wenger.

“Sot, askush nuk do të befasohej nëse ai do të ftohej përsëri (te përfaqësuesja angleze)”, shtoi francezi./Zëri