Lingard të luajë para Martialit dhe Mkhitaryanit

Sport January 04, 2018 - 10:30

Ish-mbrojtësi i Manchester United, Gary Neville thotë se Jesse Lingard meriton vendin e titullarit para Anthony Martialit dhe Henrikh Mkhitaryanit, transmeton zeri.info

Reprezentuesi anglez është duke kaluar një formë të mirë së fundmi dhe legjenda e Manchester Unitedit mendon se ai e meriton vendin e tij si titullar në njëmbëdhjetëshin e Jose Mourinhos.

“Përmirësimi i Jesse Lingardit ka treguar se ai ka gjithçka që kërkoni nga një lojtar i Manchester Unitedit. Jo domosdo në aftësi, por në pasionin, përkushtimin dhe dashurinë për fanellën. Këto janë karakteristikat më të rëndësishme për lojtarët e Unitedit”, deklaroi Neville.

“Kam dëgjuar se njerëzit e sfidojnë atë, duke thënë se nuk është i mirë mjaftueshëm, duke thënë se duhet të futet Henrikh Mkhitaryan në lojë apo Anthony Martial. Jo, le ta lëmë Lingardin sepse ai ka të gjitha karakteristikat që ju i dëshironi”, shtoi ai./Zëri