Mourinho befason me përforcimin e ri, çmimi 56 milionë euro

Sport January 04, 2018 - 08:26

Jose Mourinho beson se Rose do të ishte përforcim i mirë për “Red Devils”.

Jose Mourinho kërkon një përforcim të madh nga rivali i Premierligës, Tottenham Hotspur.

Menaxheri i Manchester United ka kërkuar nga drejtuesit e klubit të paraqesin ofertë për mbrojtësin Danny Rose.

Mourinho beson se Rose do të ishte përforcim i mirë për “Red Devils” pasi mësoi se reprezentuesi anglez nuk vuan nga një lëndim serioz pas problemit të fundit me gjurin, shkruan “The Sun”, përcjell “lajmi.net”.

Por, Mourinho është i vetëdijshëm se për t’i siguruar shërbimet e tij duhet të paguajë së paku 56 milionë euro. 

Image