Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës po mendon ta ndërrojë skuadrën

Sport January 02, 2018 - 18:18

Atdhe Nuhiu e ka shprehur frustrimin e tij për situatën aktuale personale tek Sheffield Wednesday.

Sulmuesi kosovar e ka dhënë një intervistë për “The Times”, raporton zeri.info, ku ka theksuar se situatën e tij aktuale në Hillsborough nuk ia uron askujt.

Përfaqësuesi kosovar ka kontratë edhe gjashtë muaj në Wednesday, ndërsa po përballet me një periudhë të vështirë.

Për këtë Nuhiu po e konsideron të ardhmen e tij dhe 28-vjeçari e pranon se ndoshta ka ardhur koha që ta ndërrojë klubin.

“Nuk ia uroj këtë situatë askujt tjetër. Ky ishte sezoni i parë në karrierë që nuk kam luajtur sa duhet. Unë kam shkuar në ekipin kombëtar dhe trajneri më aktivizonte. Për këtë atij i jam mirënjohës sepse më dha besim përsëri”, shprehet Nuhiu.

“Tifozët e Sheffieldit e dinë se çka mund të bëj, edhe pse ata ndonjëherë nuk e kanë shfaqur këtë. Çka thotë e ardhmja nuk mund ta them, sepse kontrata më skadon në verë. Dhe nëse është koha për ndryshime, është koha për ndryshime. Nuk e di”, përfundoi Nuhiu, i cili është pjesë e Wednesdayt që nga viti 2013. /Zëri/