Wenger flet për të ardhmen e Sanchezit

Sport January 02, 2018 - 18:00

Deri tash asnjë klub nuk ka trokitur në dyert e Arsenalit për ta kërkuar futbollistin kualitativ Alexis Sanchez, shkruan zeri.info.

Për këtë ka siguruar menaxheri i “Topçinjve” Arsene Wenger, i cili insiston se nuk ka ende asgjë zyrtare për yllin kilian, për të cilin flitet se mund të largohet gjatë janarit nga “Emirates Stadium”.

Në fakt ish-futbollistit të Udineses dhe Barcelonës i skadon kontrata me “Gunners” gjatë verës së këtij viti dhe përfaqësuesi kilian nuk ka pranuar ta vazhdojë kontratën me klubin londinez.

Prandaj Arsenali po mendon ta shesë atë këtë muaj, para se ta humbasë pa para në fund të sezonit.

Siç dihet, interesim për Sanchezin ka shprehur Manchester City, por nuk përjashtohet mundësia e ofertave të klubeve tjera për të gjatë janarit. /Zëri/