United mund ta humbasë pa para Matan

Sport January 02, 2018 - 17:59

Manchester United mund ta humbasë Juan Matan pa përfituar asgjë nga ai, shkruan zeri.info.

Mesfushorit spanjoll i skadon kontrata me “Djajtë e Kuq” gjatë verës dhe gjigantit britanik nuk po i bëhet vonë që t’ia vazhdojë atë.

E përditshmja spanjolle AS shkruan se klubi anglez e ka ndërmend të presë deri në muajin maj për ta rinovuar eventualisht kontratën deri në vitin 2019.

Mata konsiderohet një lojtar i rëndësishëm për ekipin e parë të Jose Mourinhos, por që klubi nga “Old Traffordi” mund të mbetet pa të gjatë verës sepse lojtari mund ta kërkojë klubin e ri dhe të nënshkruajë me të qysh tash, pasi një gjë të tillë ia lejojnë rregullat e FIFA-s.

Ose, ose ish-futbollisti i Valencias dhe Chelseat duhet ta presë Unitedin deri në muajin maj për vazhdimin eventual të kontratës.

Gjatë janarit megjithatë mund të ndodhë gjithçka. /Zëri/