Ky pritet të jetë trajneri i ri i Drenicës

Sport January 02, 2018 - 16:45

Pasi u konsolidua me kryesinë e re, Drenica tash po mendon për trajnerin e ri që do ta udhëheqë ekipin në pjesën e dytë të sezonit.

Në fakt, para pak ditësh nga Kuqezinjtë u largua trajneri Bekim Shotani, i cili e drejtoi me plot sukses ekipin drenicas në pjesën e parë të kampionatit.

Mirëpo, duket se Drenica e ka gjetur pasardhësin e tij.

Trajneri i njohur, Sadat Pajaziti shpejt mund të bëhet me skuadër të re.

Ish-timonieri i KEK-ut mund të emërohet si shef i shtabit teknik të Drenicës, merr vesh Gazetasheshi.com.

Pas riorganizimit të klubit, Drenica synon që këtë edicion të mos rrezikohet fare në renditje dhe zgjidhja e duhur vlerësohet të jetë Pajaziti.

Ky i fundit arriti që KEK-un ta lë si lider pas pjesës së parë të kampionatit.

Drenicën në vjeshtë e drejtoi Bekim Shotani, i cili dha dorëheqje pas turbulencave në klub.