Skuadra kosovare ka gati 5-6 përforcime, prezantimi i tyre çështje ditësh

Sport January 02, 2018 - 16:40

Gjilani nuk po bënë zhurmë, por po punon në heshtje.

Kjo heshtje pritet të thyhet brenda disa ditësh me prezantimin e 5-6 përforcimeve.

I pari është mesfushori i Vllaznisë, Fuad Karabegu, për të cilin “GazetaOlle.com” mëson se është marrëveshje e kryer.

Dy të tjerë pritet të aterojnë nga Nigeria.

Bëhet fjalë për lojtarë që kanë bartur fanellën e Kombëtares së Nigerisë.

Në sulmues është nga kampionati shqiptar, si dy të tjerë nga Maqedonia.

Bisedimet po zhvillohen edhe me 3-4 lojtarë tjerë nga Superliga.