Cristiano Ronaldo s'po ka ku t'i lë kupat dhe çmimet

Sport January 02, 2018 - 16:19

Cristiano Ronaldo është njëri prej futbollistëve që ka fituar më së shumti trofe në histori të futbollit, shkruan zeri.info.

Ylli portugez e ka fituar pesë herë “Topin e Artë”, ndërsa atyre ua ka shtuar edhe trofetë që i ka fituar me klubet ku ka luajtur dhe Përfaqësuesen e Portugalisë.

Dhe, futbollisti më i mirë në botë e ka nisur vitin 2018 duke postuar në rrjetet sociale një fotografi, ku i ka vendosur edhe trofetë e fituar.

“Kur luaja në rrugët e Madeiras dhe ëndërroja të arrija në majë të futbollit nuk mund ta imagjinoja që një ditë do ta bëja një fotografi si kjo. Këtë moment ia kushtoj gjithë familjes time, miqve të mi, shokëve të ekipit, trajnerëve me të cilët kam mësuar gjithmonë dhe shumë të tjerë me të cilët punoj në strukturat e klubit dhe të Përfaqësueses. Së fundmi, një falënderim i veçantë për tifozët e mi. Këta trofe janë gjithashtu tuajt!”, ka shkruar Ronaldo në rrjetin social “Instagram”. /Zëri/