5 objektivat 'gratis' të Barçës

Sport January 02, 2018 - 16:01

Barcelona po përgatitet të përforcohet për sezonin e ardhshëm, raporton zeri.info.

Dhe, gjiganti katalonjas ka vënë përpara vetes objektivat të cilave do t’u “vërsulet” gjatë verës që vjen.

Në fakt e përditshmja spanjolle “Sport”, e afërt me liderin e La Ligas, shkruan se “Blaugrana” janë mjaft të interesuar për disa lojtarë, të cilëve u skadon kontrata në muajin qershor.

Katalonjasit e duan fillimisht qendërmbrojtësin holandez të Lazios, Stefan de Vrij dhe bashkëkombësin e tij të Manchester Unitedit, mbrojtësin e majtë Daley Blind, për të vazhduar më pas me mesfushorët, gjermanin e Arsenalit Mesut Ozil, spanjollin e Manchester Unitedit Ander Herrera dhe gjermanin e Schalkes Leon Goretzka.

Krahas tyre, katalonjasit nuk e kanë lënë aspak anash objektivin e tyre kryesor Philippe Coutinho, i cili do t’u kushtojë 180 milionë euro. /Zëri/