Zidane: Po, Cristiano Ronaldo më i miri i historisë

Sport December 08, 2017 - 13:50

Në konferencën për shtyp para ndeshjes me Sevillan në “Santiago Bernabeu” trajneri i Realit të Madridit, Zinedine Zidane deklaroi se Cristiano Ronaldo do të qëndrojë te Reali derisa të vijë momenti për t’u tërhequr nga futbolli.

Cristiano Ronaldon e shoh përjetë në radhët e Realit të Madridit. Bëhet gjithmonë e njëjta pyetje, është apo nuk është i lumtur, për të ngacmuar Cristianon dhe Realin e Madridit. Mendoj se do të qëndrojë këtu deri në fund të karrierës së tij. Nodhet në klubin më të mirë në botë dhe debati mbyllet këtu.”

Por a është CR7 më i miri i historisë?

Janë thënë shumë gjëra për Cristianon dhe nuk gjej më fjalë për ta përcaktuar se sa lojtar i madh është. Ajo që po bën në fushën e blertë është fenomenale. Te Reali mund të vijnë futbollistë të tjerë, të qëndrojnë për 10 vjet, por kurrë nuk do të mund ta arrijnë atë që ka bërë Ronaldo. Po, mund ta them që është më i miri i historisë.”

Zidane i uroi shërim sa më të shpejtë trajnerit të Sevillas Edoardo Berizzos, pas diagnostikimit me kancer në prostatë, ndërsa zbuloi se Gareth Bale nuk është gati për andaluzianët. Gjithsesi uellsiani parashikohet të luajë në Botërorin e Klubeve.