Humbja e Milanit, turpëruese

Sport December 08, 2017 - 10:48

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso thotë se humbja e ekipit të tij 2:0 në udhëtim te Rijeka në Ligën e Evropës ishte turpëruese, transmeton zeri.info

Por, pavarësisht humbjes, kuqezinjtë e kishin siguruar më herët vendin e parë në grup. “Kam ndjesinë se kur ndodh diçka negative, ekipi thjesht zhduket dhe ne duhet të punojmë për këtë gjë.

Duket sikur lojtarët janë të paaftë për të reaguar psikologjikisht”, deklaroi Gattuso, i ci erdhi në krye të Milanit pas shkarkimit të Vincenzo Montellas.

“Ne duhet të ndryshojmë drejtim sepse kështu nuk jemi duke shkuar askund. Kur vishni fanellën e Milanit, ju duhet ta respektoni. E gjithë kjo më dhemb shumë. Nuk erdhëm këtu për të humbur. Ne kemi nevojë të madhe për ndryshim në lojë dhe në mentalitet. Nuk ka rëndësi nëse kemi 64% të posedimit nëse nuk luajmë me vrull dhe uri”, shtoi ai./Zëri