Kjo është shuma e parave me të cilën nis ‘Stadiumi Nacional’

Sport December 08, 2017 - 10:37

Përfundimisht, Kosova do të bëhet me Stadium Nacional. Realizimi i këtij projekti pritet të nis në vitin që po vjen, gjë që e vërteton edhe projektbuxheti i Qeverisë së Kosovës për vitin 2018, i cili paraprakisht duhet të miratohet edhe në Kuvendin e Kosovës, raporton “Zëri”.

Sipas këtij projektbuxheti, në vitin 2018 në Stadiumin Nacional fillimisht do të investohen afër 2 milionë euro, përkatësisht 1,950,000 euro.

"Zëri" shkruan se në vitin 2019 parashihen edhe 11 milionë euro tjera për t’i vazhduar punimet, e po ashtu parashihen të investohen edhe 11 milionë euro tjera në vitin 2020. Ky stadium do të ndërtohet në Drenas. /Zëri/