Coutinho, i paqartë për të ardhmen

Sport December 08, 2017 - 10:35

Mesfushori i Liverpoolit, Philippe Coutinho ka deklaruar se nuk e di se çfarë do të ndodhë gjatë afatit kalimtar të janarit, transmeton zeri.info

Reprezentuesi brazilian kishte dashur transferimin te Barcelona gjatë afatit kalimtar të verës, por klubi anglez kishte refuzuar shitjen e futbollistit.

Sidoqoftë, një lëvizje e Coutinhos drejt Barcelonës në janar, mund të ndodhë gjatë janarit.

Ylli i Liverpoolit nuk ka përjashtuar ndonjë transferim drejt klubit katalonas gjatë afatit kalimtar të janarit.

“Unë jam te Liverpooli dhe gjithmonë jap më të mirën time kur më vjen mundësia të luaj, e respektoj fanellën dhe tifozët”, deklaroi Coutinho.

“Nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Çfarë do të nodhë në janar, do ta marrim vesh në janar. Nuk e di nëse do të ketë ndonjë ofertë”, shtoi ai./Zëri