Dua ta përfundoj karrierën te Reali

Sport December 08, 2017 - 10:23

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo thotë se është i lumtur te Real Madridi dhe dëshiron ta përfundojë karrierën e tij te gjigandi spanjoll.

Ronaldo, i cili të enjten e fitoi “Topin e Artë” për herë të pestë, duke e barazuar kështu rivalin e tij, Lionel Messi, thotë se beson që mund të luajë në këtë nivel edhe për disa vite të tjera.

“Shpresoj që mund të luaj në nivelin e lartë, edhe për disa vite të tjera”, deklaroi Ronaldo.

“Jam i lumtur te Reali dhe dua të qëndroj dhe ta përfundoj karrierën këtu, nëse është e mundshme”, shtoi reprezentuesi portugez.

Ronaldo kishte shënuar 42 gola gjatë edicionit 2016/2017, duke e ndihmuar klubin madrilen drej triumfit në La Liga, në Ligën e Kampionëve, në Superkupën Spanjolle dhe atë Evropiane./Zëri