Celta ndal Barcelonën

Sport December 02, 2017 - 15:08

Lideri i La Ligës, Barcelona, ka befasuar për të keq në ndeshjen e luajtur në “Camp Now” përballë Celta Vigos. Blaugranat nuk arriten të marrin më shumë se një barazim 2:2, edhe pse rastet nuk munguan.

Të paret në epërsi erdhen mysafirët me golin e Iago Aspas në minutën e 20’, mirëpo Messi pas vetëm dy minutave 22’, arriti që të rikthejë baraaspeshën. Me rezultat të barabartë1:1 skuadrat shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë Barcelona krijoi epërsi në minutën e 60’ me golinb e Luis Suarez, mirëpo Maximiliano Gomez heshti “camp Noën” me golin etij në minutën e 70’.

Pas këtij Barazimi Barcelona shkon në kuotën e 36 pikëve dhe ruan vendin e parë, ndërsa Celta është e 8 me 18 pikë./Gazeta Olle/