Chelsea nuk i frikësohet Cityt

Sport November 16, 2017 - 11:24

Mesfushori i Chelseat, Victor Moses thotë se klubi londinez nuk i frikësohet Manchester Cityt, transmeton zeri.info

Moses shprehet se Chelsea është i gatshëm që ta ngushtojë diferencën me ekipin e drejtuar nga Pep Guardiola. Manchester City kryeson tabelën e ligës angleze me 31 pikë, kurse Chelsea zë vendin e katërt me 22 sosh.

“Mendoj se kemi bërë një punë të mirë. Ne si skuadër, çfarëdo që të ndodhë qëndrojmë së bashku si një ekip edhe bëjmë më të mirën që mundemi”, deklaroi Moses.

“Mendoj se njerëzit kanë qenë shumë të ashpër, por ne si lojtarë nuk kemi pse të mendojmë për ta ose të koncentrohemi në atë që thonë njerëzit”, shtoi ai.

“Ne ende besojmë në vetvete dhe te trajneri që kemi, kështu që do të vazhdojmë të punojmë shumë dhe të shohim se ku do të shkojmë”, u shpreh nigeriani./Zëri