Anglia mund ta fitojë Botërorin

Sport November 16, 2017 - 11:00

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho thotë se përfaqësuesja e Anglisë ka potencial për të triumfuar në Kupën e Botës verën e ardhshme, transmeton zeri.info

Të drejtuarit e Gareth Southgate vazhduan përgatitjet e tyre për Kupën e Botës me barazimet pa gola në ndeshjet ndaj Gjermanisë dhe Brazilit.

Disa lojtarë me pak përvojë ndërkombëtare luajtën në këto dy ndeshje dhe Mourinho beson që një përzierje mes tyre dhe futbollistëve me përvojë mund ta ndihmojë Anglinë.

“Mendoj që Anglia do ta këtë një shans sepse lojtarët janë shumë të mirë. Është një gjeneratë e mirë e futbollistëve të moshave dhe kualiteteve të ndryshme”, deklaroi Mourinho.

“Ata kanë përvojë të mirë në nivelin e klubeve, duke luajtur në Premierligë dhe shumica prej tyre gjithashtu luajnë në Ligën e Kampionëve. Anglia ka një potencial të madh për të bërë diçka të rëndësishme”, shtoi ndër të tjera portugezi./Zëri