Isco çmend të gjithë në stërvitje me këtë supergol

Sport November 15, 2017 - 22:23

Isco këtë edicion është lojtari më i mirë i Real Madridit dhe këtë po e tregon në stërvitje dhe ndeshje zyrtare

Mesfushori spanjoll, Isco ka tejkaluar lëndimin dhe është gati për derbin ndaj Atletico Madridit këtë të shtunë.

Këtë e tregoi edhe në stërvitjet e sotme, ku shënoi një gol të jashtëzakonshëm.

Spanjolli e befasoi mbrojtjen dhe portierin, duke shënuar një gol të rrallë me parabol, për të dëshmuar vizionin e tij. /Express/