Suedezët nuk e duan Ibrahimoviçin në Kombëtare

Sport November 15, 2017 - 17:19

Nëse kualifikimi i Suedisë trishtoi më shumë tifozët e Italisë, kishte edhe nga ata që mendonin për një rikthim të Zlatan Ibrahimoviç në kombëtaren skandinave. Por duket se emri i Ibrahimoviç nuk tërheq më aq shumë vëmendje në publikun suedez.

Madje, shumica e bashkëpatriotëve të Ibrahimoviç mendojnë se është më mirë që ai të mos rikthehet në ekipin Kombëtar. Në një sondazh të bërë nga “Expressen” 63% të të anketuarve janë të mendimit që Ibra nuk duhet të jetë më pjesë e kombëtares në finalet e Rusi 2018. 32% e tyre besojnë ende te sulmuesi i Manchester United, ndërsa vetëm 4% e tyre janë të pavendosur, transmeton TCH.

Ibrahimoviç deklaroi tërheqjen nga ekipi kombëtar një vit më parë, pas finaleve të kampionatit evropian të futbollit, ku nuk arriti të kalonte grupin(u mund nga Italia, Belgjika dhe barazoi me Irlandën e Veriut).