Gjesti i madh i trajnerit të Suedisë pas ndeshjes me Italinë

Sport November 15, 2017 - 14:56

Trajneri i Suedisë, Janne Andersson, ka bërë një gjest të madh pak pasi ia shoi shpresat Italisë për pjesëmarrjen në Kupën e Botës verën e ardhshme në Rusi.

Suedia u kualifikua për Botërorin Rusia 2018 duke e lënë Italinë e plotfuqishme në shtëpi, gjersa ekipi i Janne Andersson shpërtheu në gëzim. Festa e madhe e lojtarëve suedezen u pa edhe në “San Siro” dhe reflektoi në momentin kur lojtarët e vërshuan dhe shkatërruan pozitën e komentatorëve në stadium, përfshirë dhe gazetarët, transmeton Express.

Por kjo s’ishte e tëra, më vonë gostia vazhdoi në dhomat e zhveshjeve, e cila u bë pis. Megjithatë, disa kamera kapen një moment të pazakontë në ekipet elitare.

Ato shfaqin momentin kur trajneri Andersson përkulet për t’i mbledhur mbeturinat që djemtë e tij i kishin lënë në dhomën e zhveshjeve në Milano.

Gjest ky që mbase shumë trajnerë tjerë nuk do ta kishin bërë.

Image