Do ta ndihmojë Buffonin që ta fitojë Championsin

Sport November 15, 2017 - 14:50

Mesfushori i Juventusit, Sami Khedira thotë se do ta ndihmojë bashkëlojtarin e tij Gianluigi Buffon që ta fitojë Ligën e Kampionëve këtë edicion pas dështimit të përfaqësueses italiane për t’u kualifikuar në Kupën e Botës, transmeton zeri.info

Buffon qau në intervistën pas ndeshjes së barazhit me Suedinë.

“Nuk mund të them që jam i lumtur. Ta shohësh Buffonin duke qarë iu dhemb të gjithëve, italianëve dhe jo-italianëve. Buffon është një sportist i madh, një legjendë e gjallë”, deklaroi Khedira.

“Atij i mungon vetëm një trofe (i Ligës së Kampionëve), kështu që ne do ta ndihmojmë që ta fitojë”, shtoi ai./Zëri