Grumbullimi në Kombëtare e bën Lilajn futbollistin më të shtrenjtë të Kategorisë Superiore, ja sa vlen

Sport November 15, 2017 - 14:16

Grumbullimi me ekipin Kombëtar dhe pjesëmarrja në grupet e Ligës së Europës ka bërë që kartoni i mesfushorit të Skënderbeut Sabjen Lilaj të rritet me 125 mijë euro që nga vlerësimi i fundit që “Transfermarkt” kishte bërë në muajin gusht.

Lilaj është tashmë lojtari më i shtrenjtë i Kategorisë Supëriore në tregun e transferimeve dhe vlen plot 625 mijë euro. Mesfushori është duke kaluar një formë të shkëlqyer me skuadrën e Skënderbuet ku në 9 javë ka realizuar 5 gola.

Një rritje të konsiderueshme ka pasur edhe kartoni i mesfushorit të Flamurtarit Lancinet Sidibe, i cili u afrua te vlonjatët gjatë merkatos së verës. Mesfushori nga Guinea në tregun e transferimeve tashmë kushton plot 300 mijë euro.

Image

Image