'Më përdori për seks'’, modelja e njohur akuzon Cristiano Ronaldon

Sport November 15, 2017 - 14:07

Modelja Natasha Rodriguez 21 vjeç thotë se me Ronaldon kanë shkëmbyer vazhdimisht mesazhe dhe kanë fjetur bashkë dhe pas natës romantike ai e ka lënë.

Mesa duket ylli i Realit të Madrid, Cristiano Ronaldo është vënë në qendër të akuzave me një modele e cila e akuzon rëndë  për përfitime seksuale. Një lajm i tillë vjen edhe në kohën kur futbollisti sapo është bërë baba për herë të katërt.

Modelja Natasha Rodriguez 21 vjeç thotë se me Ronaldon kanë shkëmbyer vazhdimisht mesazhe dhe kanë fjetur bashkë dhe pas natës romantike ai e ka lënë. Ajo tregon se ndihet e përdorur, përcjell “Panorama Sport”.

“E dija që ai kishte të dashur, por ne u bëmë miq, kishte besim mes nesh, një lidhje. Ishte një njeri i dashur dhe pas mesazheve gjatë gjithë kësaj kohe, ishte e mahnitshme që të isha në shtrat me të. ‘’-transmeton Daily Mail.