Barça ofertë për Griezmannin?

Sport November 15, 2017 - 14:00

Barcelona është e gatshme që të bëj një ofertë për sulmuesin e Atletico Madridit, Antoine Griezmann në verën e ardhshme, transmeton zeri.info

Klauzola momentale e reprezentuesit francez është 200 milionë euro, por zbret në 100 milionë me 1 korrik 2018.

Gjigandi katalonas është shumë e interesuar që të nënshkruaj me sulmuesin, raporton gazeta “Mundo Deportivo”.

Griezmann mund të jetë i interesuar për një lëvizje te Barcelona. Francezi do të motivohej edhe më shumë nëse do të luante me futbollistë si Lionel Messi, Luis Suarez dhe Andres Iniesta dhe dëshiron që të hedhë një hap përpara në karrierë.

Gazeta francez “Le10Sport” raporton se ekziston një ujdi mes dy klubeve. Asnjëra prej klubeve dhe as lojtari nuk kanë mohuar zërat e mundshme për këtë lëvizje./Zëri