Reali me vendim të papritur për Gareth Bale

Sport November 14, 2017 - 14:05

Real Madridi ka vendosur ta shesë Gareth Balen verën e ardhshme pasi e ka humbur durimin rreth gjendjes fizike të përfaqësuesit uellsian, raporton zeri.info.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja spanjolle, “AS”, e afërt me klubin madrilen.

Bale do ta kalojë një muaj jashtë fushës për shkak të lëndimit në ijë dhe nuk ka luajtur për “Los Blancos” që nga shtatori, duke qenë i pafuqishëm ta ndihmojë ekipin e tij t’i shmangë humbjet dhe formën e dobët.

Manchester United është e interesuar për ish-futbollistin e Tottenhamit me vite të tëra dhe ishte i gatshëm t’i paguante 120 milionë euro për lojtarin ofanziv, por madrilenët ndiejnë se për momentin nuk mund ta shesin 28 vjeçarin për më shumë se 80 milionë euro.

Nëse shitet Bale, Reali do të tentojë ta blejë një lojtar të madh dhe synim mbetet Kylian Mbappe. /Zëri/