De Rossi i befasoi të gjithë: Refuzoi të futej në lojë

Sport November 14, 2017 - 13:42

Daniele De Rossi e ka shpjeguar refuzimin që ia bëri selektorit të Italisë, Gian Piero Ventura për t’u futur në lojë në ndeshjen me Suedisë, e vlefshme për barazhin e Botërorit 2018, raporton zeri.info.

Futbollisti i Romës e kishte shprehur frustrimin e tij, pasi konsideronte se në ato momente, kur “Azzurri” e kërkonin golin, më i dobishëm dhe nevojshëm do të ishte për t’u inkuadruar në lojë sulmuesi i Napolit, Lorenzo Insigne.

“Pse duhet të futem unë në lojë? Ne nuk kemi nevojë për barazim këtu, kemi nevojë për fitore”, ka thënë kapiteni i Romës, kur iu kërkua të futej në lojë.

“Unë vetëm thash se ishim afër fundit dhe se kishim nevojë për fitore, se duhej të ngrohej një sulmues. Kërkoj falje nëse e kam ofenduar dikë, nuk ishte ky qëllimi im”, ka sqaruar De Rossi pas ndeshjes, e cila ishte e fundit për të në Kombëtaren italiane. /Zëri/