Italia mbetet pa Botëror

Sport November 13, 2017 - 23:12

E pabesueshme, por e vërtetë. Italia nuk ka mundur të kualifikohet në Kampionatin Botëror të futbollit, shkruan zeri.info.

Fatal për “Azzurri” ishte barazimi në stadiumin “San Siro” të Milanos ndaj Suedisë, e cila e siguroi një biletë për Rusi pasi e kishte fituar lojën e parë në shtëpi ditë më parë. Italianët kanë sulmuar vazhdimisht, por në fund nuk ia dolën ta shkrinin epërsinë e skandinavëve nga ndeshja e parë.

Me këtë rast, Gianluigi Buffon me shokë mbetën pas u kualifikuar në Botëror dhe kjo nuk kishte ndodhur që nga viti i largët 1958.

Madje, portieri i Juventusit është larguar nga Kombëtarja e Italisë me lotët në sy, duke e lëshuar kështu mundësinë të marrë pjesë në evenimentin më të rëndësishëm të futbollit botëror. /Zëri/