Ky Inter është ndryshe

Sport November 13, 2017 - 15:49

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti beson se gjigandi italian është më ndryshe krahasuar me kohën kur e mori drejtimin e ekipit. Spalletti mori drejtimin e Interit në qershor dhe deri më tani këtë edicion ka arritur që të mbajë klubin në vendin e tretë në tabelën e ligës italiane pa asnjë humbje. “Kemi arkëtuar 30 pikë në pjesën e parë të kampanjës. Është shumë dhe nuk ishte e lehtë. Se pari duhej të kujdesesha për të gjitha gjërat. Nuk mund të merrja ndonjë vendim. Ishte një peshë e rëndë në skuadër, klub dhe te tek tifozët”, deklaroi Spalletti. “Shikoj sytë e lojtarëve të mi. Ata të gjithë duan të ndërtojnë diçka të madhe. Jemi më ndryshe se përpara. Është një Inter i ndryshëm krahasuar me atë të kaluarin, që e gjente veten në telashe pas një ecurie të mirë”, shtoi ai./Zëri