Prishtina e fiton lehtë derbin

Sport November 12, 2017 - 15:43

Sigal Prishtina e ka fituar me lehtësi maksimale derbin me Pejën në ndeshjen kryesore të xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës në basketboll.

Bardhekaltrit kanë fituar me rezultat 99:68 (29:11, 25:17, 21:21 e 24:19) ndaj një kundërshtari aspak të barabartë, shkruan zeri.info.

Esho ka realizuar 19 pikë, ndërsa 17 i ka shtuar Berisha te fituesit, kurse Qollakaj (24 pikë) e Hajdari (17) ishin më të mirët te pejanët.

Rahoveci vazhdon ta bëjë mrekullinë, pasi këtë xhiro e mposhti edhe Golden Eagle Yllin me rezultat 91:84 (28:16, 14:24, 23:21 e 25:23) në një ndeshje mjaft interesante.

Trepça e mundi me lehtësi Kerasan Prishtinën, 105:71 (29:8, 32:16, 29:30 e 15:17), kurse Bashkimi e “shkatërroi” Borean, të cilën e mundi në udhëtim me rezultat 106:49 (21:12, 33:12, 33:9 e 19:16).

Rezultatet: Sigal Prishtina – Peja 99:68, Trepça – Kerasan Prishtina 105:71, Borea – Bashkimi 49:106 e Rahoveci – Golden Eagle Ylli 91:84.

Tabela: Sigal Prishtina 16, Bashkimi 15, Rahoveci 14, Golden Eagle Ylli 14, Peja 13, Trepça 11, Kerasan Prishtina 11 e Borea 11. /Zëri/