E konfirmon trajneri i turqve: Ja si do luajmë kundër Shqipërisë

Sport November 12, 2017 - 14:13

Kombëtarja e Turqisë do të përballet me Shqipërinë në ndeshje miqësore në Antalya.

Trajneri i Turqisë, Mircea Lucescuka konfirmuar mungesat dhe ka thënë se do t’i japin hapësirë lojtarëve të rinj.

“Tolgay Arslan dhe Gokhan Gonul janë të lënduar dhe nuk do të luajnë kundër Shqipërisë”, tha Lucescu.

“Do t’i jap mundësi lojtarëve të rinj në këtë takim. Aty do të duhet ta kërkojmë kombëtaren e re”, ka deklaruar Lucescu.

Ndeshja me Turqisë zhvillohet në Antalya nesër në 18:30. /albeu.com/