Isco, një prej më të mirëve në botë

Sport November 12, 2017 - 12:20

Përzgjedhësi i përfaqësueses spanjolle, Julen Lopetegui beson se mesfushori Isco tashmë është në mesin e futbollistëve më të mirë në botë, transmeton zeri.info

Por, gjithashtu thotë se më e mira e mesfushorit nuk ka ardhur ende.

“Isco është një lojtari i cili tashmë i përket elitës së futbollit”, deklaroi Lopetegui.

“Mendoj se ai është qëndrueshëm sepse ka vazhdimësi në nivelin maksimal, gjë e cila është shumë e vështirë që të arrihet. Ai e arriti këtë falë kualitetit të tij të madh, por jo vetëm, ai gjithashtu duhet t’i falënderohet gjendjes së tij mendore, që e bëri një lojtar të madh. Për këtë arsye ai arriti në këtë nivel”, shtoi ai./Zëri

Isco është duke treguar paraqitje të jashtëzakonshme këtë edicion dhe deri më tani ka realizuar 4 gola dhe tre asistime në 11 ndeshje të ligës spanjolle me Real Madridin./Zëri