Tradhtia e shekullit, 'Marca' zbulon lajmin e fundit rreth Neymarit dhe Real Madridit

Sport November 11, 2017 - 16:30

Real Madrid është i gatshëm të paguajnë 200 milionë euro për transferimin e Neymarit nga Paris Saint-Germain.

Neymar mund të jetë përforcimi i radhës i madh nga Real Madrid.

E përditshmja sportive madrilene “Marca” raporton se sulmuesi i pakënaqur i Paris Saint-Germain mund të rikthehet në La Ligë te rivali i madh i ish skuadrës së tij, Barcelona.

Madje, “Los Blancos” janë të gatshëm të paguajnë 200 milionë euro për transferimin e tij, përcjell “lajmi.net”.

Neymar u largua nga Barcelona gjatë verës duke nënshkruar me Paris Saint-Germain.

Por, tani kanë filluar të qarkullojnë njoftime se është penduar për kalimin në Parc des Princes.