Wenger: Rotacioni i skuadrës po tregon sukses

Sport November 03, 2017 - 11:12

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger inistion se sistemi i rotacionit në skuadër është duke treguar sukses, pavarësisht barazimit 0:0 ndaj FK Crvena Zvezdas në Ligën e Evropës të enjten, transmeton zeri.info

Ekipi i drejtuar nga francezi kaloi në fazën tjetër të këtij kompeticioni pas grumbullimit të 10 pikëve nga katër ndeshje në grupin H.

Wenger kishte ndërruar të gjithë formacionin me të cilin kishte luajtur në rikthimin 2:1 ndaj Swanseas në fundjavën e kaluar në Premierligë.

“Ju mund të keni parë që sonte (e enjte) ishte një ndeshje me intensitet të lartë dhe me numrin e ndeshjeve që i luajmë, ne duam të luajmë në çdo kompeticion të mundshëm. Do të vazhdoj me rotacionin”, deklaroi Wenger, ekipi i të cilit luan si mysafir ndaj Manchester Cityt të dielën./Zëri