Milani ka mungesë karakteri

Sport November 03, 2017 - 10:36

Mbrojtësi i Milanit, Leonardo Bonucci i dha mbështetje trajnerit Vincenzo Montella, por ndjen se gjigandi italian ka mungesë karakteri dhe vetëbesimi pas barazimit 0:0 ndaj AEK-ut në Ligën e Evropës të enjten, transmeton zeri.info

“E dinim se do të ishte e vështirë, por ne morrin një pikë të mirë dhe tani do përqendrohemi te ndeshja ndaj Sassuolos. Ne duam të kthehemi në rrugën e duhur në Serie A”, deklaroi reprezentuesi italian, i cili ishte transferuar te Milani nga Juventusi gjatë afatit kalimtar të verës.

Kjo ishte paraqitja e parë e Bonuccit pas suspendimit me dy ndeshje moslojë në ligën italiane.

“Shoh shumë kualitet në këtë skuadër, por kemi mungesë të karakterit dhe vetëbesimit për të marrë përgjegjësi kur kemi topin në këmbë”, shtoi ai./Zëri