6 skuadra luftojnë për titullin në Angli

Sport November 03, 2017 - 10:19

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho beson se së bashku me klubin e tij, në garë për të fituar titullin e ligës angleze janë edhe Manchester City, Chelsea, Arsenali, Tottenhami dhe Liverpooli, transmeton zeri.info

Mourinho mendon se gjashtë skuadra do të luftojnë këtë vit në Premierligë.

Manchester United momentalisht është në vendin e dytë në tabelë me 23 pikë, pesë më pak sesa Manchester City, që kryeson tabelën, kurse Tottenhami është i treti me 20 pikë dhe Chelsea i katërti me 19 sosh.

Arsenali ka pikë të barabartë me Chelsean, ndërsa Livrpooli renditet në vendin e gjashtë me 16 pikë.

“Chelsea është kampion dhe njëra prej top skuadrave këtu dhe unë konsideroj dhe ata e konsiderojnë veten gjithashtu, si një konkurrent të madh për titullin”, tha Mourinho.

Mendoj se gjashtë (skuadra do të luftojnë për titullin) sepse Evertoni, pavarësisht investimeve, nuk arriti që të ndjek këtë grup”, shtoi ai./Zëri