Shehi u kthye pas tri vjetësh në Beograd, kjo është deklarata e portierit shqiptar

Sport November 02, 2017 - 21:39

Në intervistën pas ndeshjes, portieri Orges Shehi u shpreh i kënaqur me lojën e ekipit, por tha se kundërshtari fitoi sepse ata nuk i shfrytëzuan rastet e veta. Gjithsesi, Shehi tha se ekipi ka ende shpresë për kualifikim, nëse do të marrë ndonjë pikë ndeshjen e radhës me Dinamon e Kievit.

Rikthehesh në këtë stadium pas 3 vitesh. Çfarë nuk shkoi?

Ishte një ndeshje e rëndësishme, përballë një kundërshtari të fortë. I tillë është futbolli, kur nuk shënon do ndëshkohesh. Gjithsesi, mendoj se bëmë një paraqitje të mirë.

Ju e bëtë punën tuaj me pritjet. Ç’mund të bëhej për të shënuar?

Shkuam tek porta e kundërshtarit. Patëm rastet tona, por nuk i shfrytëzuam.

Çështja e kualifikimit…

Luajmë në një kompeticion shumë të fortë, me kundërshtarë tej mase të fortë. Kemi luajtur me të gjithë dhe jemi paraqitur dinjitozë me të gjithë. Nëse marrim ndonjë pikë me Dinamon, mund të jemi ende në garë.