Kjo është deklarata e Vangjelit pas humbjes në Beograd

Sport November 02, 2017 - 21:32

Kristi Vangjelit ka folur pas ndeshjes me Partizanin për “Supersport”:

Distanca e murit dhe goli i Tosiç?

Unë e kam parë që në fillim që distanca ishte shumë e madhe. Duke u referuar edhe te vija e 16-shes. I kam thënë edhe arbitrit që distanca ishte shumë e madhe dhe ai më tha vazhdo se jam unë këtu. Jam i bindur që ka qenë distancë shumë e madhe dhe them që nuk do të kalonte topi aq lehtë nëse do ishte muri në vendin e duhur.

Çfarë i mungon për hapin e madh Skënderbeut?

Atë që ka bërë Skënderbeu, është një hap shumë i madh. Në ndeshjet e grupeve, dhjetë minutëshin e parë duhet ta vazhdonim. Nga një gabim pësuam lehtë dhe më pas nuk u kundërpërgjigjëm dhe nuk patëm forcën e duhur për të marrë rezultat. Me gjysmë gabimi, pësohet në ndeshje të tilla dhe siç e patë nga një standarte pësuam gol.

Shanset për kualifikimin…

Partizani ka pesë pikë dhe Young Boys është tre. Megjithatë janë edhe gjashtë pikë. Partizani ka bërë hap të madh dhe në rast fitoreje në shtëpi me Young Boys, do të na lërë edhe neve edhe Jang Bojsin jashtë loje. Do të vazhdojmë që të punojmë. Synimi jonë është kampionati.

Do të bëjmë mirë që të respektojmë dy ndeshjet dhe tifozët shqiptarë që na kanë mbështetur në çdo ndeshje kur jemi bërë pjesë e më të mirëve të Europës. Pse të mos mendojmë që të bëjmë edhe dy fitore në dy ndeshjet e ardhshme, pa pasur mendjen te kualifikimi.